Kurioziteti është i madh për koncertin e shumëpritur recital të Elvana Gjatës, i cili do të zhvillohet më 22 qershor në stadiumin Air Albania. Kemi zbuluar disa detaje që na bëjnë të mendojmë se ky koncert i saj, i pari në të tilla përmasa, do të jetë një ngjarje historike në karrierën e Elvana Gjatës.
Risi teknologjike
Koncerti i Elvana Gjatës premton të shfaqë një super show magjepsës si kurrë më parë. Me risitë e teknologjisë nga efektet audiovizive deri te ndriçimi dhe skenografia, koncerti do të vendosë të tjera standarde.
Trupë baleti shqiptare dhe ndërkombëtare
Elvana do të shoqërohet në skena nga balerinë shqiptarë dhe të huaj, të cilët të kombinuar me të, do të dhurojnë një super atmosferë. Bashkëpunimi i Elvanës me trupat e baletit është një dëshmi e përkushtimit të saj për të ofruar një performancë që i kapërcen kufijtë e koncerteve tradicionalë.
Fashion nga Valdrin Sahiti
Dizajneri i njohur Valdrin Sahiti po krijon disa veshje bazuar në personalitetin unik të Elvanës. Veshjet pritet të jenë të larmishme dhe do të plotësojnë praninë e Elvanës në skenë.
Përzgjedhje e këngëve të paharrueshme
Si një mënyrë për të ngacmuar nostalgjinë e fansave besnikë, Elvana ka kuruar një program gjithëpërfshirës që përfshin këngë të vjetra, të cilat nuk i ka kënduar së fundmi as në koncertet e saj. Koncerti do të jetë një udhëtim në evolucionin muzikor të Elvanës.
Të ftuarit
Artistë të njohur do të performojnë para nisjes së koncertit si edhe të tjerë do t’i bashkohen Elvanës në skenë më pas. Emrat e tyre nuk janë bërë ende publik, shkruan Anabel Magazine.
Biletat janë pothuajse sold out
2/3 e zonave të stadiumit Air Albania janë sold out, ndaj nxitoni të merrni biletën tuaj këtu (nëse nuk e keni marrë ende, sigurisht).