Dhjetëra miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë paralajmëruar për cilësinë e rrezikshme të ajrit pasi zjarret intensive kanë kapluar pothuajse të gjithë Kanadanë, transmeton InLajmi.
Tymi mbuloi zona të mëdha të Ontarios dhe Quebec, ndërsa një mjegull përfshiu pjesën më të madhe të SHBA-së verilindore gjatë të martës.
Disa qytete duke përfshirë Toronton dhe Nju Jorkun kishin për pak kohë cilësinë më të keqe të ajrit në botë gjatë natës.
Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Quebec, ku janë shkaktuar 160 zjarre.
Zyrtarët kanadezë thonë se vendi po përgatitet për sezonin më të keq të zjarreve në histori, shkruan BBC.
Në Toronto dhe zonat përreth tij, cilësia e ajrit u klasifikua si “rrezik i lartë”. /InLajmi/




















