I dërguari i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar kanë takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përcjell InLajmi.
Lajçak ka bërë të ditur se bashkë me Vuçiqin kanë diskutuar për situatën komplekse të serbëve të Kosovës.
Tutje, ai ka theksuar se të 2 vendet kanë nevojë urgjente për zgjidhje politike të krizës aktuale.
“Në Beograd, bashk me Escobarin kemi diskutuar gjatë me presidentin Vuçiq, për situatën komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme, dhe nevojitet zgjidhje urgjente politike për krizën aktuale”, ka thënë Lajçak. /InLajmi/
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1666341399686520833?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1666341399686520833%7Ctwgr%5E0e848f0ab072db188bdc62b47df24a2d9a3f9939%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2Flajcak-diskutime-te-gjata-me-vudiqin%2F32448335.html