Ish-dilpomati kosova, Blerim Canaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë, pas situatës së krijuar me katër komunat e veriut dhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti karshi kërkesave të parnerëve strategjik siç janë SHBA-ja dhe BE-ja.
Canaj e ka vlerësuar si një ‘hapë normal’, iniciativën e partive opozitare për të nisur një mocion mosbesimi për qeverinë Kurti.
“Nëse flasim për opozitarizëm, mendoj që është një hapë normal. Një opozitar në një situatë të tillë kur në i kemi raportet aq të ftohta me partnerin tonë kyç, pse jo? Pse mos të rrëzohet qeveria përmes mocionit.”, tha Canaj në POLITIKO.
“Ato ndodhin vetëm me vullnetin e Kurtit”, ndërhyri shkurt Matoshi, trasnmeton Gazeta10.
“Nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë zgjedhje, a do të jenë tash apo do t’i humbin disa muaj, nuk e di. Ku na çon kjo, nëse Kurti si pranonë kërkesat?”, theksoi Canaj.