Kryetari i Zveçanit nga radhët e PDK-së, Ilir Peci tha se as që e mendon tash për tash dorëheqjen. Kurse kryetari tjetër nga ky subjekt, që drejton Zubin Potokun, Izmir Zeqiri nuk e ka hapur telefonin.
“Deri tash askush nuk ma ka kerku dorëheqjen, as Qeveria e as partia. Nuk e kam ndërmend më dhënë dorëheqje. Ftesën për dorëheqje e diskutoj me kabinetin tim”, u shpreh Peci për “Front Online”.
Dilema nuk kanë kryetarët veriorë të VV-së, Erden Atiqi në Mitrovicën e Veriut dhe Lulzim Hetemi në Leposaviq, që do të heqnin dorë nga posti me t`ua kërkuar Qeveria.
KQZ ka heshtur gjatë së hënës kur është pyetur nëse është e gatshme edhe për një palë zgjedhje te reja pas atyre të 23 prillit në Veri, çka do të nënkuptonte harxhime shtesë për këtë institucion që i organizon ato.
“Ka kosto financiare. Por kostoja s`duhet të jetë pengesë që të mbahet një proces demokratik”, potencoi Baraliu, njohës i procesit zgjedhor.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur kur më 26 maj Policia e Kosovës ka ndihmuar kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok të hyjnë në objektet komunale – gjë të cilën popullata vendase serbe e ka kundërshtuar ashpër, shkruan FrontOnline
Situata mbetet e njëjtë edhe pas 11 ditësh.