Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur shoferin i cili ka kryer kundërvajtje në trafik, përcjell InLajmi
I njëjti është identifikuar përmes nja videoje të publikuar në rrjetet sociale teksa shihej duke e vozitur veturën e tij me shpejtësi 156 km/h, në zonën 50 km/h, për çka edhe është dënuar.
Nga patrulla policore kundërvajtësit në fjalë i është shqiptuar gjobë 300 euro dhe i është konfiskuar patentë shoferi për 3 muaj.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Me datën 01.06.2023, rreth orës 22:00, në rrjetin social Facebook, është postuar një video ku një person shihej duke e vozitur veturën e tij me shpejtësi 156 km/h, në zonën 50 km/h.
Pas një pune hetimore njësiti relevant policor ka arritur të identifikojë kundërvajtësin, i cili ka pranuar se me datën 30.04.2023 me automjetin VË Golf ka kryer kundërvajtjen ‘tejkalim i shpejtësisë’.
Nga patrulla policore kundërvajtësit në fjalë i është shqiptuar gjobë 300 euro, sipas ligjit 05/L-088, nenit 56 paragrafi 2, tri pikë negative, si dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj. /InLajmi/