Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell InLajmi.
Emisarët do të nxisin palët që të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.
Pas takimit në Kosovë me kryeministrin Kurti, emisarët amerikanë dhe evropianë do të nisen në Serbi, për t’u takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ndryshe, situata në veri të Kosovës që një javë vazhdon të jetë e tensionuar ndërsa ndërkombëtarët vazhdimisht u kanë bërë thirrje të 2-ja palëve që të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në tensionim të situatës ndërsa kanë dënuar veprimet e dhunshme nga protestuesit serbë ndaj KFOR-it, gazetarëve dhe Policisë së Kosovës. /InLajmi/