• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ky është kryeqyteti i parë në botë i mbrojtur nga UNESCO

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
5 June 2023
në Bota
0 0
0
Ky është kryeqyteti i parë në botë i mbrojtur nga UNESCO
0
SHPERNDARJE
344
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeqyteti i Ekuadorit, Quito, shihet nga udhëtarët vetëm si një vendndalim gjatë rrugës së tyre për në Ishujt Galapagos. Qyteti është një metropol i nënvlerësuar, ndonëse shumë i pasur me histori dhe atraksione të veçanta, si arkipelagu i Ekuadorit. Turistët që vendosin t’i japin një shans Quito-s, zbulojnë shpejt një vend magjepsës të mbushur me kulturë, muze, si dhe kuzhinë shumë të shijshme.

Një qytet i vjetër i mrekullueshëm

I ngritur mbi hirin e një qyteti Inka, Quito u themelua nga spanjollët në 1534 dhe mbetet një nga shembujt më të paprekur të arkitekturës koloniale spanjolle në hemisferën jugore. Qendra historike është aq mahnitëse dhe e ruajtur mirë, ndaj Quinto ishte kryeqyteti i parë në botë që u rendit si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në vitin 1978.

Mënyra më e mirë për të filluar eksplorimin e qytetit të vjetër është në Plaza de la Independencia (ose Plaza Grande, siç njihet për vendasit). Sheshi me pemë palme është një mikrokozmos i vërtetë i jetës në Quito. Aty, gratë ulen e bisedojnë teksa fëmijët luajnë me njëri-tjetrin rreth shatërvanit kryesor, ndërsa grupe burrash ulen në stola për të luajtur letra. Rrugës sigurisht nuk i mungojnë artistët dhe shitësit ambulantë.

Kisha të veçanta

Pavarësisht se nga niseni në qendrën historike, çdo kthesë të nxjerr në një vend të bukur, megjithatë tri kisha meritojnë vëmendje të veçantë.

Kisha dhe Manastiri i San Franciskos, është ndërtesa më e madhe koloniale në qytet dhe ka pamje nga një shesh që mban emrin e tij. Kompleksi fetar strehon një kishë katolike, një manastir, një bibliotekë të madhe dhe një muze. Sheshi i San Franciskos është një vend ideal për të shijuar disa ushqime ekuadoriane si “maduros con queso” (banane të skuqura me djathë).

Për një panoramë që të lë pa frymë, padyshim të gjithë zgjedhin Bazilikën neo-gotike “Voto Nacional”.

E stolisur me figura kafshësh ekuadoriane, si iguana apo pumat, kjo kishë është bazilika më e lartë në Amerikë dhe ofron pamje mahnitëse të qytetit dhe fshatit përreth.

Kisha tjetër që nuk duhet humbur është “La Compañía”. Gjithçka në të shkëlqen si një nderim për Perëndinë, ndërsa brendësia luksoze prej ari, do t’ju lërë të mahnitur.

Arti parakolumbian dhe një muze uji

Pak qytete në Amerikën e Jugut mund të mburren me një përzierje kaq intriguese të muzeve. Muzeu i Artit Parakolumbian “Casa del Alabado”, ndodhet në një rezidencë të mrekullueshme të shekullit të 16-të, por nxjerr në pah vepra arti, skulptura dhe tekstile nga një numër i madh i popujve indigjenë të Andeve.

Për familjet që udhëtojnë me fëmijë, muzeu i veçantë i ujit “Yaku”, nuk duhet humbur. Pjesërisht muze, pjesërisht park ujor, ky institucion argëtues i jep rëndësi burimin tonë më të çmuar në Tokë: uji.

I popullarizuar në mesin e vendasve, por i anashkaluar nga turistët, “Museo del Pasillo” i kushtohet zhanreve muzikore të Ekuadorit. Gjithashtu, në të gjurmohet historia muzikore vendase, duke shfaqur gjithçka nga instrumentet e punuara me dorë e deri tek interpretuesit e famshëm.

Shijet e Ekuadorit

Restoranti më i famshëm vendas është Heladeria San Agustín, që funksionon për më shumë se 150 vjet. Në kohën e drekës mbushet plot me vendas që kërkojnë të shijojnë kuzhinën tradicionale ekuadoriane. Përveç llojeve të ndryshme të djathërave dhe supave që janë specialiteti i restorantit, një ndër gjërat më të mira është akullorja, shkruan A2CNN.

Restorant “Casa Gangotena” shërben ushqime tradicionale të Andeve me një menu të pasur. Recetat kryesore përfshijnë “locro beautifulño”, një supë tradicionale e bërë me patate, misër dhe djathë, si dhe bondiola, një shpatull derri i marinuar për 72 orë dhe i shërbyer me livandë dhe uthull.

Tags: EkuadoriQytetiUNESCO
Postimi i mëparshëm

Çfarë ka ndodhur me 5 qershor ndër vite?!

Postimi tjetër

Turqia dërgoi trupa shtesë në Kosovë, NATO e falënderon

Të ngjajshme Postime

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi
Bota

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

22 December 2025
Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën
Bota

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

22 December 2025
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij
Bota

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

22 December 2025
Shefja e inteligjencës amerikane: Rusia nuk është e aftë të pushtojë Ukrainën, e lëre më Evropën
Bota

Shefja e inteligjencës amerikane: Rusia nuk është e aftë të pushtojë Ukrainën, e lëre më Evropën

22 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati
Bota

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?
Bota

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
Postimi tjetër
Shefi i NATO-s: Lufta në Ukrainë do të mbarojë në tryezën e negociatave

Turqia dërgoi trupa shtesë në Kosovë, NATO e falënderon

Lajmet e fundit

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

22 December 2025
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

22 December 2025
Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

22 December 2025
Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

22 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu