Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu bëri të ditur se ka takuar kryetarin e komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiq, përcjell InLajmi
Aliu ka thënë se janë dakorduar që të bashkëpunojmë për projekte infrastrukturore në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit
Ai tha se është i bindur që qeverisja e tij do të jetë zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse
Postimi i plotë i tij:
Sapo takova Kryetarin e ri të komunës veriore të Mitrovicës, z. Erden Atiq.
Me kryetarin u dakorduam që të bashkëpunojmë për projekte infrastrukturore në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit…
Me bindjen që qeverisja e tij do të jetë zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse, e urova atë për pozitën e re, dhe i dëshirova punë të mbarë. /InLajmi/