5 Qershori është dita e 157 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 209 ditë.
Ngjarje
70 – Perandori romak Titus dhe legjionet e tij rrëzojnë murin e Jeruzalemit dhe hyjnë në qytet; djegin, plaçkisin, vrasin zënë rob, dhunojnë. Titus kishte pasuar në fron babain e tij, Vespasian, duke u bërë Perandori i parë romak që e trashëgoi pushtetin nga prindi biologjik. Titus njihet si perandor i mirë; ai përfundoi Koloseun në Romë; u tregua bujar në lehtësimin e vuajtjeve të shkaktuara nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79, dhe nga një zjarr në Romë më 80. Pliny Plaku ia përkushtoi Historinë e Natyrës perandorit Titus. Në kontrast me këtë portretizim në historitë romake, në kujtesën hebraike Titus mbahet si shtypës i keq dhe shkatërrues i tempullit. Për shembull, një legjendë e përshkruan Titus se ka kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë mbi një libër të Torës brenda tempullit gjatë shkatërrimin e tij.
1257 – Krakow, në Poloni, merr të drejtat e qytetit – i ngritur mbi një vendbanim të epokës së gurit, Krakovi është sot qyteti i dytë më i rëndësishëm i Polonisë. Çka filloi si një fshat i vogël mbi një kodër arriti të bëhej një qendër tregtare sllave në vitin 965. Emri i Krakov rrjedh tradicionalisht nga Krakus “Krak” që do të thotë ‘Lis” ose siç ‘kërcet’ druri i lisit kur digjet – Lisi konsiderohej pemë e shenjtë, dhe shpesh lidhet me konceptin e gjenezës. Pema e prejardhjes së gjuhëve, ide e gjuhëtarëve të shekullit 19, është një lis i madh me shumë degë e degezime, ku shqipja përfaqëson një degë të veçantë. Krakovi i përket zonës së kulturës së herëshme të quajtur Halstate ku bënin pjesë edhe ilirët. Zbulimi më i njohur arkeologjik nga parahistoria e Polonisë është “Biskupin”, një vendbanim i fortifikuar që daton nga kultura e hershme Halstate e Epokës së Hekurit, rreth vitit 700 pes.
1832 – Fillon kryengritja e studentëve në Paris.
1849 – Danimarka bëhet monarki kushtetuese me nënshkrimin e kushtetutës së re.
1883 – Lindi John Maynard Keynes, ekonomist britanik, mendimet radikale të të cilit ndikuan teorinë dhe praktikën e makroekonomisë moderne, dhe politikat ekonomike qeveritare. Në vitin 1999, revista Time e përfshiu Keynes në listën e 100 personave më të rëndësishme dhe më me ndikim të shekullit të 20, duke komentuar se ideja e tij radikale që qeveria të shpenzojë më shumë para sesa ka është një nga arsyet që kapitalizmi vazhdon të ekzistojë. Ishte John Maynard Keynes i cili bëri këtë vëzhgim ironik: “Nëse i keni borxh bankës 100 stërlina ju keni problem. Por në qoftë se ju i keni borxh një milion, banka ka problem”. John Maynard Keynes vdiq më 1946.
1942 – Lufta e Dytë Botërore: Shtetet e Bashkuara i shpallin luftë Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë.
1942 – Ian Fleming bëhet student i pare i dilomuar nga një shkollë spiunazhi në Kanada, e quajtur “Special 25”. Stërvitjen në këtë shkollë, Fleming do të përdorte më vonë për të krijuar karakterin letrar James Bond për romanet me agjentin 007.
1959 – Betohet qeveria e parë e Singaporit.
1947 – Plani Marshall: Në një fjalim në Universitetin e Harvardit, Boston, SHBA, Sekretari i Shtetit, George Marshall, bën thirrje për ndihmë ekonomike në Evropën të shkatërruar nga lufta. Pas një konference gjashtë javëshe diskutimesh të dështuara me sovjetikët në lidhje me një rindërtim të mundshëm, Shtetet e Bashkuara arritën në përfundimin se kjo çështje nuk priste: “Qëllimi duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike në mënyrë që të lejohet lindja e kushteve politike dhe sociale në të cilat institucionet e lira mund të ekzistojnë.” Në mënyrë të veçantë, në fjalimin e tij, Marshall kishte përfshirë një ftesë për sovjetikët. Por Stalini nuk u përgjigj dhe më pas thirri udhëheqësit e vendeve komuniste në Moskë, u ofroi ndihma, duke u thënë që të mos përfshiheshin në Planin Marshall.
1967 -Lufta 6 – ditëshe: Izraeli fillon papritur sulmet ndaj fushave ushtarake të aviacionit të Egjiptit në përgjigje të mobilizimit të forcave egjiptiane në kufirin izraelit . Vetëm pas 8 vjetësh Kanali i Suezit do të hapej, i mbyllur që prej fillimit të kësaj lufte.
1968 – Robert F. Kennedy, kandidat për president i SHBA, dhe vëllai i presidentit të vrarë me 1963, Xhon Kenedy, qëllohet në Hotelin Ambasador në Los Anxhelos, nga Sirhan Sirhan. Robert Kennedy vdes të nesërmen.
1981 – SHBA; Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njofton se pesë njerëz në Los Angeles, Kaliforni kanë një formë të rrallë të pneumonisë që shfaqet vetëm tek pacientët me sistemet imun të dobësuar – vonë do të rezultonte se këto ishin rastet e para të sëmundjes SIDA ose AIDS.
1998 – Një grevë fillon në një fabrikë të firmës General Motors (GM), në Flint, Miçigan, e cila shpejt u përhap në pesë fabrika të tjera GM. Greva zgjati shtatë javë.
2003 – Një valë e madhe nxehtësie arrin Pakistanin dhe Indinë, temperaturat kalojnë mbi 50 °C.
2006 – Mali i Zi shpall pavarsinë ndaj Bashkimit shtetëror Serbi-Mal i Zi
Lindje
- 1727 – Adam Smith, ekonomist skocez
- 1805 – Jacob Niclas Ahlström, kompozitor suedez
- 1862 – Allvar Gullstrand, okulist suedez
- 1878 – Pancho Villa, revolucionar meksikan
- 1883 – John Maynard Keynes, matematikant dhe ekonomist britasnez
- 1884 – Ralph Benatzky, kompozitor opere austriak
- 1898 – Federico García Lorca,shkrimtar spanjoll
- 1927 – Hugo Pratt, strip autor italian
- 1941 – Martha Argerich, pianiste argjentinase
- 1948 – Sergio Abreu,muzikant brazilian
- 1949 – Ken Follett, letrar britanik
- 1971 – Mark Wahlberg, aktor amerikan
- 1988 – Ridvan Fazliu, trajner futbolli shqiptar
Vdekje
- 1826 – Carl Maria von Weber, kompozitor, dirigjent dhe pianist gjerman
- 2004 – Ronald Reagan, Presidenti i 40-të i SHBA-së
- 2008 – Eugenio Montejo, diplomat dhe shkrimtar venezuelas
Festa dhe përvjetore
- Dita Botrore e Mjedisit