Shefi i stafit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se një Serbi demokratike dhe integruese në BE është garanci për paqe dhe stabilitet në rajon, përcjell InLajmi
Vela ka shpërndarë pamje nga protesta e së shtunës kundër Vuçiqit e mbajtur në Beograd e cila ishte me pjesëmarrje të madhe dhe e qetë.
Ai tha se kështu është kur një protestë nuk organizohet nga Vuçiqi.
Postimi i plotë i tij:
Kështu duken protestat në Serbi kur ato nuk organizohen nga Vuçiqi dhe makineria e tij e dhunshme SNS. I qetë dhe i denjë. Një Serbi që është vërtet demokratike dhe e integruar në BE është një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon /InLajmi/