Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka folur lidhur me situatën në veri të vendit.
Ai ka thënë se persona të dyshuar serb e rus po pajisen me dokumente identifikimi në Serbi.
‘’Ka një plan konkret që persona të dyshuar serbë e rusë po pajisen me dokumente identifikimi në Serbi. Pëmes paisjes me dokumenta këta përsona mund të lëvizin lirshëm nëpër Kosovë e shumë vende tjera të rajonit’’, thotë Shala.
Po ashtu, eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka hedhur kritika në drejtim të qeverisë, respektivisht shefit të saj, Albin Kurtit.
Ai thotë se kryeministri Kurti me aksionin në veri të vendit gaboi në hapa.