Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet në Kosovë dhe dhunën në veri që vendit që u përdor nga protestuesit e që sipas tij janë të dirigjuara nga Beogradi.
Shefi i ekzekutivit, tha se dhuna duhet të ndalet dhe se kriminelët duhet të largohen, ose të dërgohen në burg.
Ai ka folur për kryetarët e komunave në veriu, të cilët duhet të jenë në zyrë dhe se asetet e komunave janë pronë të Republikës së Kosovës.
Ai tha se në veri të vendit janë struktura paralele të dirigjuara nga Serbia. Kurti tha Vuçiqi është autokrat. Kurti, tha se kryetarët në komunat në veri të Kosovës, kanë legjitimitet, por është i gatshëm që të diskutojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja komunale në veri, por së pari duhet të ketë sundim të rendit të ligjit në veri.
I pari i qeverisë tha se Kosova është vendi më demokratik në rajon. Ai ka përmendur se në qeverinë e Kosovës është një ministër serb nga Kosova, Nenad Rashiq, shkruan BBC
Kurti ka folur edhe për pozicionin e Serbisë që është aleat i Rusisë, raporton RTKlive.
BBC raporton se dhuna në veriun e Kosovës, filloi 24 vite pas ndërhyrjes së NATO-s.