Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, për krizat e shkaktuara në veri gjatë mandatit të tij, duke thënë se “kjo krizë në veriun e Kosovës ësht e 7-ta me radhë prej që ai ka marrë pushtetin”, përcjell InLajmi.
Haziri përmendi krizën e fundit në veri, e cila eskaloi me protesta e dhunë dhe reagim të ashpër ndaj ndërkombëtarëve ndërsa shtoi se Kurti nuk po ndalet, duke vazhduar me veprime të befasishme.
Sipas Hazirit, moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, e ka sjellë këtë tensionim të situatës.
Postimi i plotë i tij:
Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme. Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës. /InLajmi/