Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Babicë të Vlorës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:20 për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit.
Kur banori i banesës do ndizte bombolën e gazit për të gatuar, ajo ka rrjedhur gaz dhe më pas ka marrë flakë, të cilat kanë shkrumbuar banesën ku ai jetonte së bashku me nënën e tij.
“Sa do gatuaja, mori flakë. Vetëm atë banesë kemi.“-shprehet banori.
Ndërkohë zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. Zjarrfikësit kanë mundur te shuajnë zjarrin dhe kanë nxjerrë bombolën e gazit e cila duket qartë që ka çarje, shkruan Top Channel
Policia po merr në pyetje pronarin e banesës.