Klubi futbollistik Liria ka marrë një mbështetje të madhe para ndeshjes së barazhit ndaj Ferizajit.
3 yjet që dikur ishin pjesë e skuadrës prizrenase, ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, futbollisti i Mallorcas, Vedat Muriqi dhe ish-futbollisti Patrik Doqi, kanë dërguar disa video mesazhe futbollistëve të Lirisë, para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.
Të 3 i kanë bërë thirrje futbollistëve të Lirisë të lënë shpirtin në fushë dhe të ja sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline
Ndeshja Ferizaji-Liria, zhvillohet ditën e diel në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më fillim nga ora 15:00.