Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se simboli “Z”, e bluzat me simbolin e Wagnerit, janë prova të cilat tregojnë origjinën e sulmeve nga kriminelët të organizuar nga Serbia dhe të frymëzuar nga Rusia, përcjell InLajmi.
Sveçla tha se Idhulli i tyre është Millosheviçi dhe modeli i tyre është Putini.
Ai shtoi se përpjekjet nga Serbia dhe Rusia për ta destabilizuar Kosovën nuk do të kalojnë.
Postimi i plotë i tij:
Simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviçi, modeli i tyre Putin. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë./InLajmi/