• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Këshilla

Edukimi i fëmijëve, bashkëpunimi i prindërve më edukatorët!

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
3 June 2023
në Këshilla
0 0
0
Edukimi i fëmijëve, bashkëpunimi i prindërve më edukatorët!
0
SHPERNDARJE
71
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shpesh – qysh prej shekujsh – mjaft artistë dhe sidomos shkrimtarë e kanë krahasuar periudhën e fëmijërisë me parajsën e pafajësisë dhe, rrjedhimisht, të lumturisë. A nuk e dëshmon këtë edhe vargu i famshëm i poetit francez Charles Baudelaire “Dhe parajsa e blertë e dashurive fëminore”, pa përmendur atë mori faqesh që rrëfejnë mallin e sinqertë të shumë autorëve pikërisht për kohën e fëmijërisë së tyre? Sigurisht që të tjerë autorë tregojnë dhe për fëmijërinë e tyre të palumtur, madje edhe fatkeqe, por, sidoqoftë, siç e pohon një tjetër autor francez, Anatole France-i, koha, me kalimin e saj, ia zbut vrazhdësinë edhe kujtimit më të keq.

Gjithsesi, për një fëmijë “dhuna” e edukimit fillon që nga çasti kur ai shkëputet prej barkut të nënës: A nuk pëson ai një tronditje tek lind duke kaluar nga errësira në dritë, nga qetësia në zhurmë dhe nga lëngu amniotik në ajër para se të hajë një të goditur vitheve që të nisë mirëfilli të marrë frymë? A është parë ndonjë i porsalindur të qeshë teksa vjen në jetë? Jo, të gjithë të porsalindurit qajnë! Mandej, më vonë, në një etapë të dytë, edhe shkëputja nga gjiri amtar ka të ngjarë të përjetohet si “dhunë” nga fëmija tashmë të paktën një deri 2-vjeçar; më tej, edhe vajtja në kopsht, pra shkëputja nga shtëpia, nga prindërit e nga gjyshërit, me shumë gjasë arrin të nxitë tek ai të njëjtin përjetim; pastaj, edhe vajtja në shkollë mund të krijojë të njëjtën situatë.

Siç shihet, të paktën sa më lart, çdo ndryshim i ndjeshëm përbën ose, më saktë, me rritjen e fëmijës mund të përbëjë njëfarë dhune, sepse e shpie atë nga një ndryshim në tjetrin, ndryshime këto që kërkojnë nga nëna e babai, nga gjyshja e gjyshi, nga edukatorja e mësuesja (veçanërisht nga këto dy të fundit) një punë fort të kujdesshme me takt, durim e mirëkuptim të veçantë për ta mësuar fëmijën që të përshtatet me ndryshimet jo thjesht duke u nënshtruar verbazi, por duke i kuptuar sadopak ato; në këtë drejtim, si prindërit ashtu edhe edukatorët, edhe mësuesit duhet detyrimisht të bashkëpunojnë me pediatrit fillimisht, në vazhdim edhe me psikologët deri sa fëmijët të arrijnë të paktën deri në moshën e pubertetit, çka nuk do të thotë aspak se psikologia ose psikologu nuk do të jenë më të nevojshëm për nxënëset e nxënësit edhe në shkollën nëntëvjeçare, edhe në shkollën e mesme.

Nga ana tjetër, një rëndësi të veçantë merr edhe puna me fëmijët e rrugëve, të cilët, i kanë apo jo prindërit, janë të ekspozuar dhe mund të bien viktima të mashtruesve të të gjitha llojeve, që nga pedofilët deri tek tregtarët e organeve. Gjithashtu, një rëndësi shumë të veçantë merr edukimi i fëmijëve të braktisur që rriten në jetimore, fjalë kjo e frikshme, që është zëvendësuar me togfjalëshin “shtëpia e fëmijëve” apo ndoshta me një tjetër edhe më të përshtatshëm. Me këtë kategori fëmijësh, përveç cilësive më të mira pedagogjike e psikologjike, ekipet e edukatorëve duhet të kenë në gjak, si refleks thuajse të lindur, empatinë, d.m.th. ndjenjën e dhembshurisë, sepse, të privuar e të frustruar që në lindje nga nënat, fëmijët në fjalë janë psikologjikisht tejet të brishtë dhe, mjerisht, njëri ndryshe nga tjetri, çka e vështirëson edhe më shumë punën e edukatorëve e të mësuesve të tyre, shkruan Revista Psikologjia.

Si përfundim, në të gjitha rastet, duhet bërë çmos që fëmijët të mësohen me idenë se edukimi, i cili, në pamje të parë, mund t’u duket si dhunë, nuk është i tillë, prandaj bashkëpunimi midis mësuesve dhe psikologëve është jo thjesht i këshillueshëm, por i detyrueshëm, dhe i domosdoshëm.

Tags: FëmijetMesuesitPrindërit
Postimi i mëparshëm

E diela mot me diell dhe vranësira të shpeshta, priten edhe riga lokale shiu

Postimi tjetër

Çfarë ka ndodhur me 4 qershor ndër vite?!

Të ngjajshme Postime

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata
Këshilla

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

25 September 2025
Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike
Këshilla

Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike

23 September 2025
Vetëm me këto tre hapa të thjeshtë energjia në shtëpinë tuaj nuk do të shterojë kurrë
Këshilla

Vetëm me këto tre hapa të thjeshtë energjia në shtëpinë tuaj nuk do të shterojë kurrë

26 August 2025
Vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë
Këshilla

Vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë

26 August 2025
“Një vit më parë isha në ‘këpucët’ e tua”! Për nënën që dërgon fëmijën në shkollë për herë të parë
Këshilla

“Një vit më parë isha në ‘këpucët’ e tua”! Për nënën që dërgon fëmijën në shkollë për herë të parë

24 August 2025
2 metoda natyrale që heqin njollat e vështira të rubinetit dhe e bëjnë të duket si i ri
Këshilla

2 metoda natyrale që heqin njollat e vështira të rubinetit dhe e bëjnë të duket si i ri

22 August 2025
Postimi tjetër
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 4 qershor ndër vite?!

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu