Nesër në Kosovë na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta ku priten edhe riga lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje parashihen zhvillime konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven lindore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vende-vende priten riga shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.
Të hënën më ngrohtë, me intervale më të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite vonë në disa vise pritet të ketë zhvillime të ndonjë stuhie të izoluar me rrebeshe shiu dhe breshër ku më shumë gjasa ka në juglindje të Republikës së Kosovës. Në shumë të rajonit priten vranësira kalimtare por pa reshje, ndërsa stuhitë e izoluara vetëm në disa zona nuk do të mungojnë.
Nga e marta vazhdon moti i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Reshjet do të jenë të karakterit lokal por në disa vise do të ketë rrebeshe mjaft intensive dhe shi të rrëmbyeshëm. Në viset bregdetare të Shqipërisë reshjet do të jenë shumë më të rralla por edhe atje priten nganjëherë