Kriza në veri, po konsiderohet si shqetësuese për bizneset vendore. Krahas pengesa në import e eksport, përfaqësues të bizneseve, thonë se po i frikëson edhe investitorët e mundshëm.
Ekoniomistet thonë se situata në veri, ndikon edhe tek investitorët që duan të investojnë në Kosovë.
“Unë mendoj që kjo kriza në veri nuk është që i ka penguar vetëm në Suharekë por edhe me gjerë, sepse bizneset që duan të investojnë në Kosovë, atëherë e kanë me siguri një pikëpyetje të madhe dhe kjo na bën jo të favorshëm për bizneset nëse duam të ofrojmë investitorë”, thotë biznesmeni Xhevat Muqa
Muqa u shpreh i shqetësuar edhe me pengesat në eksport e import. Thotë se kriza mund të vërehet më vonë, shkruan EO
“Kjo është anasjelltas, e pengon importin dhe eksportin. Në rast se jemi në prag të një marrëveshjes me një biznes jashtë vendit, e pengon për të bërë biznes në Kosovë. Neve si Qendër e Biznesit në Suharekë, shqetësimet më të mëdha janë se si biznese bëjnë import dhe bëjnë eksport dhe tash e tutje me siguri kanë me pas problemet e tyre që do të dalin në pah”, u shpreh ai.