Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tash e sa ditë po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, përcjell InLajmi.
Osmani në këtë samit po realizon takime të shumta me liderë evropian, ku së fundmi u takua me kryeministrin e Belgjikës.
Ajo bëri të ditur se në këtë takim ata diskutuan për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës
Postimi i plotë i saj:
Është mirë të shoh kryeministrin e Belgjikës @alexanderdecroo në @EPCMoldova & për të diskutuar zhvillimet e fundit. Theksova rëndësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe e falënderova për udhëheqjen e tij në thellimin e marrëdhënieve tona 2 palëshe. /InLajmi/