Shefi i Twitterit, Elon Musk ka rifituar titullin e tij si personi më i pasur në botë, duke rrëzuar shefin e gjigantit të mallrave luksoze LMVH, Bernard Arnault, nga vendi i parë, transmeton InLajmi.
Pasuria e tij neto është rritur me 55.3 miliardë dollarë që nga janari në 192 miliardë dollar.
Ai pasohet nga Jeff Bezos dhe Bill Gates në pozitat e 3-ta dhe të 4-ta.
Arnault, 74 vjeç, kishte kaluar Musk, 51 vjeç, në listën e të pasurve në dhjetor, kur aksionet e LMVH u rritën ndërsa kërkesa për mallra luksoze u rrit, shkruan BBC.
Në të njëjtën kohë, aksionet në Tesla, kompania nga e cila Musk merr pjesën më të madhe të pasurisë së tij ranë ndjeshëm mes shqetësimeve se marrja e tij e platformës së mediave sociale Twitter po ndikonte në udhëheqjen e tij. /InLajmi/