Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për situatën e tensionuar në veri të vendit dhe arrestimin e bandave kriminale. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi iu përgjgj pytjeve ironike të Kurtit lidhur me arrestimin e bandave kriminale, pasi ky i fundit ironizoi me opozitën, duke i pyetur “A t’i arrestoj bandat kriminale me koordinim me ndërkombëtarët apo pa?”, raporton InLajmi.
Krasniqi i kujtoi Kurtit që heroi i tij Oliver Ivanoviqi ka qenë prirjës i bandave kriminale ndërsa shtoi se ai i ka paraprirë vrasjeve të shqiptarëve në atë pjesë.
Për më tepër, ai i bëri të qartë Kurtit se edhe nëse ndryshon qëndrimet, zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do të guxojë të mbajë në Zveçan dhe Zubin Potok, duke i thënë “për këto komuna nuk të pyet njeri lem”.
Kryetari i PDK-së sfidoi kryeministrin Kurti për t’i dërguar kryetarët e VV-së në komuna, duke i thënë me ironi që ta marrë ministrin Sveçla me kaçketë dhe ministrin Krasniqin me pancir e ta dërgojnë kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut në zyre, për të cilin tha se betimin e ka dhënë në lagje të boshnjakëve e jo në komunë.
“Merre për dore Xhelal Sveçlën me kaçketë, Elbert Krasniqin me pancir e hajde te çojmë Erden Atiqin në Mitrovicë të Veriut, ku është komuna. Nuk është komuna në lagje të boshnjakëve.”, tha Krasniqi. /InLajmi/