Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, e konsideron të padrejtë shkarkimin e qeverisë Kurti në këtë situatë.
Humolli tha se qeveria aktuale ka vazhduar me kurs të njëjtë si qeverisjet e kaluara.
“Qeveria Kurti posa i ka bërë 2 vjet me u shkarkuar. Në momentin aktual është e kalkuluar jo e drejtë me kërkuar me shkarkuar qeverinë”.
“Pra, qeveria Kurti ka dështuar me kurs politik prej që është ndërtuar si qeveri. Ka vazhduar me kurs të njëjtë si AAK, PDK e LDK”, u shpreh ai për Ekonomia Online.
“Rezultati i gjendjes aktuale është rezultat i mospunës së qeverive të kaluara. Kemi faj të gjithë deputetët”, u shpreh ai.


















