Disa mjete shpërthyese janë gjetur nga një qytetar në Vushtrri, përcjell InLajmi.
Qytetari ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka qenë duke punuar, kur ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.
Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Vushtrri 01.06.2023-12:02. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa kanë qenë duke i kryer disa punime kanë hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve. /InLajmi/