Policia e Kosovës bëri të ditur se në Mitrovicë Veri janë sulmuar 2 qytetar meshkuj kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë Veri, përcjell InLajmi.
Sipas policisë viktima janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.
Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri.
Më tej nga Policia e Kosovës u bë e ditur se pasojë e sulmeve 2 viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. /InLajmi/