Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takoi të enjten Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë organizimit të takimit të 2 të Komitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Moldavi, përcjell InLajmi.
Rama deklaroi se rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës tha ai duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.
Më tej ai tha se duhet finalizuar marrëveshja e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe lider të tjerë evropian.
Postimi i plotë i tij:
Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë. /InLajmi/