Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve për një pjesë të vendeve të botës festohet më 20 nëntor ndërsa në vendet e dikurshme të bllokut lindor festohet më 1 qershor, përcjell InLajmi.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925.
2 vjet më pas, festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.
Vendet të cilat e festojnë Ditën Botërore të Fëmijëve më datën 20 nëntor e bëjnë këtë në përkujtim të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve, të miratuar nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1959.

Në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me organizime dhe aktivitete të ndryshme. /InLajmi/