Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka reaguar pas sulmit ndaj 2 shqiptarëve në veri nga grupet kriminale serbe, përcjell InLajmi.
Atiq e ka dënuar aktin e dhunës ndaj 2 shqiptarëve ndërsa e ka quajtur si të papranueshëm.
Ai u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve derisa ka kërkuar nga organet kompetente që të sjellin kriminelet para drejtësisë.
Postimi i plotë i tij:
Akti i dhunës ndaj 2 shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, i shfaqur tashmë edhe përmes videos, shpërfaqë veprimet e grupeve kriminale që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve për vite me radhë.
Veprimet e tilla kriminale janë të papranueshme dhe të dënueshme. Qyteti ynë ju përket të gjithë qytetarëve dhe asesi bandave kriminale që tentojnë ta mbajnë dhunshëm kontrollin mbi të.
Qytetarëve tanë ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pres zbardhjen e rastit nga organet kompetente dhe sjelljen e kriminelëve të tillë para drejtësisë. /InLajmi/