Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku për festën e 1 qershorit vizitoi librarin “Buzuku” në Prishtinë ku u takua me fëmijë të shumtë, përcjell InLajmi
Abdixhiku deklaroi se fëmijët janë pasuria më e madhe e Kosovës duke shtuar se ata janë motivi i punës së tyre.
Më tej ai tha se fëmijëve iu detyrohemi një shtet, një që nuk e kishim ne, që i bën të barabartë mes popujve evropianë.
Postimi i plotë i tij:
Në librarinë ‘Buzuku’ në Prishtinë, mes leximit të përbashkët e vizatimeve që burojnë nga imagjinata shumëngjyrëshe e tyre, shënuam Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Fëmijët, pasuria më e madhe e Kosovës, janë motiv i punës sonë. Atyre i detyrohemi të tashmen e qetë për të ardhmen e ndritur që do ta ndërtojnë ata vet për vete dhe për ne.
Mbi të gjitha, u detyrohemi një shtet, një që nuk e kishim ne, që i bën të barabartë mes popujve evropianë. Një që rritet bashkë me ta, me miq, e me të ardhme plot potencial. /InLajmi/