Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli feston këtë të mërkurë 56-vjetorin e lindjes, shkruan InLajmi.
Kadri Veseli lindi më 31 maj 1967. Ai ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjithashtu edhe shef i Shërbimit Informativ të Kosovës.
Veseli është një nga liderët e ri të lëvizjes studentore gjatë viteve 1988-1990, i cili u angazhua për të drejtat e njerëzve dhe politike të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë edhe të drejtën për pavarësi.
Aktualisht Veseli ndodhet në Hagë, ku atje po mbahet për krime të pretenduara të luftës. /InLajmi/