Analisti politik, Jusuf Thaçi të mërkurën ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
Thaçi deklaroi se nuk ka “zgjidhje të mesme” për veriun e Kosovës, pasi sipas tij tani Ose vendoset kontrolli i institucioneve të Kosovës në veri ose konfirmohet se veriu është i humbur për Kosovën.
Më tej ai tha se pasojat e zgjidhjes tjetër janë edhe më të këqija për Kosovën.
Postimi i plotë i saj:
Ata që po e kundërshtojnë qeverinë e Kosovës për veprimet e saj në funksion të vendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Kosovës (duke u frikësuar nga kundërshtimi ndërkombëtar dhe nga sanksionet që mund të pasojnë), një gjë duhet ta kenë të qartë:
Nuk ka “zgjidhje të mesme” për veriun e Kosovës. Ose e vendosim kontrollin në veri ose konfirmohet se veriu është i humbur për Kosovën.
Kështu që, kur po i dramatizojnë e hiperbolizojnë këto pasojat nga kundërshtimi e sanksionet e ndërkombëtarëve, duhet ta dinë se pasojat e zgjidhjes tjetër janë edhe më të këqija për Kosovën. /InLajmi/