• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 30 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Tahiri i AAK-së kërkon nisjen e një mocioni për mosbesim për Qeverinë Kurti

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
31 May 2023
në Kosovë
0 0
0
Tahiri i AAK-së: Për këto 2 vite Kosova në të gjitha aspektet ka pësuar regres
0
SHPERNDARJE
225
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se për këtë parti, është tepër me rëndësi që të niset një mocion i mosbesimit për Qeverinë Kurti, përcjell InLajmi.

Tahiri tha se të martën kanë kërkuar që Kurti të dorëhiqet për qasjen që e ka, ku sipas tij, Kosova po vazhdon me shpejtësi ta humb sovranitetin në veri.

Tutje, ai tha se për AAK-në institucionet janë të shenjta, e as kriminelët e Vuçiqit nuk do të mundin ta sfidojnë shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, para mediave paraqita qëndrime e AAK-së lidhur me situatën aktuale në Veri të Kosovës.

– Kuvendi i Kosovës, partitë politike, institucionet e Kosovës nuk mund të sillen kinse nuk është ka ndodhë asgjë në këtë vend.

– Gjendja është e jashtëzakonshme dhe për rrjedhojë nuk mund të sillemi zakonshëm.

Për AAK-në është shumë me rëndësi që të nisë një mocion i mosbesimit të Qeverisë Kurti, për arsyet si:

  • Me qasjen e Qeverisë dhe kryeministrit Kurti, Kosova po vazhdon me shpejtësi ta humb sovranitetin e saj në Veri të Kosovës. Nga marrja e vendimit për targa, Kosova në atë pjesë të vendit është vetëm duke u dobësuar dhe duke e humbur sovranitetin.
  • Me këtë qasje, na solli në situatë, ku KFOR-i dislokon trupa shtesë në Veri të Kosovës, bazuar në Rezolutën 1244. Në fakt, ky dislokim po ndodhë 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
  • Qeveria Kurti na solli në një situatë me aleatin më të madh – ShBA-në – garantuesin e sovranitetit e shtetësisë dhe pavarësisë së vendit tonë, të na vendosin sanksione. Sanksione të cilat e kanë goditur në themel funksionimin e shtetit, duke larguar Kosovën nga Defender Europë 2023, e deri te masat tjera të cilat pritet të ndodhin.

Nuk ka logjikë, në kohën kur aleati jonë kryesor e ka problemin më të madh të sigurisë në luftën në Ukrainë, t’ia hapim edhe një problem tjetër të sigurisë në Ballkanin Perëndimor me Veriun e Kosovës.

Për AAK-në institucionet janë të shenjta, as kriminelët e Vuçiqit, e as policët me uniforma e pa uniforma, nuk do të mund asnjëherë ta sfidojnë shtetin e Kosovës.

Shteti e shtëpia mbahen me miq, e mik më të mirë se sa Amerika, populli i Kosovës nuk ka.

Albin Kurti e LVV-ja duhet t’i hapin sytë mirë dhe të mendojnë se ku jemi sot. AAK-ja është ajo që e ka mbështetur marrëveshjen finale me Serbinë, që nga dita e parë, i ka qëndruar në krah në të gjitha betejat që i ka pasur me Serbinë si për zgjedhjet, referendumin, e çështje tjera.

Ne, nuk mund t’i japim mbështetje një kryeministri, i cili na solli në një situatë që ShBA-ja të na vë sanksione. Këtë shtet dhe këtë liri e kemi fituar falë luftës së gjeneratave deri te UÇK-ja, në bashkërendim dhe partneritet me Amerikën dhe NATO-në.

E dimë që ky komunikim me ShBA-në është përgjegjësi politike, shtetërore e institucionale dhe e kemi obligim t’i tregojmë Qeverisë Kurti, që kjo është rrugë qorre.

Për t’u integruar Veriu i Kosovës, fillimisht është dashur të integrohet politika e përbashkët Kosovë-ShBA, e jo të vijmë në këtë situatë. As ShBA-ja nuk dëshiron ta godas një shtet, të cilin e ka njohur së pari dhe për të cilën ka bërë të pamundurën për ta mbrojtur e zhvilluar.

Në interesimin e mediave lidhur me mocionin ndaj Qeverisë Kurti, theksova kërkesën e djeshme të kryetarit Haradinaj për dorëheqjen e kryeministrit Kurti. Ky është një proces i cili kërkon një bashkërendim.

Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve në komunat në veri, theksova se bojkoti është një instrument demokratik, sikurse marrja e legjitimitetit përmes votës që është po ashtu proces demokratik. E dimë sa kanë votuar atje, ky eksperiment nuk i ka ndihmuar Kosovës dhe as integrimit të veriut, por e ka dobësuar. /InLajmi/

Tags: AAKBesnik TahiriQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Abdixhiku: LDK do t’i përdorë të gjitha rrugët institucionale që të ndalojë veprimet e Kurtit

Postimi tjetër

Borell: Situata aktuale në veri është e rrezikshme

Të ngjajshme Postime

Mot me diell dhe vranësira në Kosovë
Kosovë

Mot relativisht të nxehtë, me vranësira të shpeshta

30 July 2025
Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman
Kosovë

Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

29 July 2025
Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë
Kosovë

Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

29 July 2025
Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese
Kosovë

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu
Kosovë

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh
Kosovë

Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

28 July 2025
Postimi tjetër
Borell deklarohet pas takimit: Të 2 liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme

Borell: Situata aktuale në veri është e rrezikshme

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 30 korrik ndër vite?

30 July 2025
Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

30 July 2025
Mot me diell dhe vranësira në Kosovë

Mot relativisht të nxehtë, me vranësira të shpeshta

30 July 2025
Marrëdhënia më e lumtur e jetës tënde do të jetë me një burrë që shfaq këto sjellje

Marrëdhënia më e lumtur e jetës tënde do të jetë me një burrë që shfaq këto sjellje

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Theret me thikë një person në Lipjan, policia jep detaje

29 July 2025
Nesër në Prizren , fillon festa e librit

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu