Pas tensionimit të situatës në veri për shkak të protestave të serbëve dhe intervenim të trupave të KFOR-it, ka reaguar kryetari i Aleancës së Serbëve, Miodrag Lint, i cili është shprehur se Serbia duhet të insistojë tek bashkësia ndërkombëtare për tërheqjen e menjëhershme të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës, transmeton InLajmi.
Tutje ka theksuar ai se intervenimi i Njësisë Speciale e Policisë së Kosovës është shkaktar kryesor i destabilitetit. dhe konflikti ndërmjet KFOR-it dhe serbëve në Zveçan.
“Situata në veri është aq e tensionuar, saqë ekziston rreziku i një konflikti më të madh me pasoja të paparashikueshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kryetari Linta.
Linta, ka kërkuar edhe tërheqjen e kryetarëve shqiptarë dhe anulimin e zgjedhjeve jolegjitime, shkruan Tanjug.
“Përveç kësaj, Serbia duhet të insistojë në tërheqjen e menjëhershme të kryetarëve të “rrejshëm” shqiptarë nga ndërtesat komunale në Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok dhe në anulimin e zgjedhjeve ilegale dhe jolegjitime në veri të Kosovës”, thekson Linta. /InLajmi/