Për ngjarjet e fundit në veri, ka shprehur shetësimin e tij edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill i cili kujtoi edhe pasojat që do t’i bartë Kosova për veprimet e pakoordinuara me SHBA-në, transmeton InLajmi.
“Prishtina do t’i bartë pasojat për mosdëgjimin e Uashingtonit dhe ngjarjet aktuale do të ndikojnë në marrëdhëniet tona”, tha ambasadori i SHBA-së, Christopher Hill.
Ambasadori amerikan duke folur para gazetarëve në Beograd tha se këto janë ditë shumë të vështira në Kosovë, ndërsa kujtoi deklaratën e sekretari të Shtetit Anthony Blinken se SHBA-të kundërshtojnë lëvizjet e Prishtinës dhe se mund të ketë pasoja për këtë.
Ai gjithashtu theksoi se SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe se është shumë e rëndësishme që të mos përsëriten, shkruan Nova.rs.
“Nuk duhet të humbasim busullën dhe drejtimin e lëvizjes, që është formimi i Bashkimit të Komunave Serbe dhe normalizimi i marrëdhënieve përmes dialogut. Është e nevojshme që situata në rajon të qetësohet dhe të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe integrimit euroatlantik” , tha Hill. /InLajmi/