Këtë të mërkurë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar në Bratisllavë, ku do të marrë pjesë në konferencën për sigurinë globale, Globsec, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga Forumi Globsec.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 Bratislava. Dëgjojeni atë më vonë në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, dje kryeministri Albin Kurti vendosi të mos marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës në Sllovaki, për shkak të situatës së tensionuar në vend. /InLajmi
https://twitter.com/GLOBSEC/status/1663813599020691456?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1663813599020691456%7Ctwgr%5Eafeb2b067b1220f415bbc1259c0c9481d973e2ff%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkurti-arrin-ne-bratisllave-pritet-te-flas-per-te-ardhmen-e-kosoves%2F
















