Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka diskutuar mbi marrëdhëniet e mira bilaterale dhe ngjarjet aktuale në veri të vendit, përcjell InLajmi.
Kurti e ka uruar për rizgjedhjen si president Erdoganin dhe ka treguar shqetësimin e tij për dhunën e milicisë serbe kundër KFOR-it, policisë së Kosovës dhe mediave.
Ai tha se në republikën tonë pushteti mund të fitohet vetëm me votë dhe asnjëherë me dhunë.
Postimi i plotë i tij:
Në një telefonatë me presidentin Recep Tayip Erdogan. E urova për rizgjedhjen dhe diskutova marrëdhëniet tona të mira dypalëshe dhe ngjarjet aktuale. E tregova shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave. Në Republikën tonë pushteti mund të fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë./InLajmi/