Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borell tha se ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë, për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës, përcjell InLajmi
Pas takimit me Kurtin, diplomati evropian Josep Borell deklaroi se situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.
Ai shtoi se ka nevojë për de-përshkallëzimin urgjent të situatës në veri dhe një zgjidhje përmes dialogut.
Postimi i plotë i tij:
Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të #Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur /InLajmi/