• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Abazi e quan Kurtin “autokrat” që beson se mund të manipulojë popullin

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
31 May 2023
në KRYESORE
0 0
0
Takimi në Bruksel, Abazi: Pranimi i Asociacionit është “vetëvrasje politike”
0
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti tashmë i pavarur, Haki Abazi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën në veri ndërsa ka theksuar se Kosova ka nevojë serioze dhe urgjente për konsolidim të seriozitetit të praktikës demokratike, përcjell InLajmi.

Sipas Abazit, Kosova me këtë qeverisje ka përfunduar në kundërshtim me të gjithë botën demokratike.

Gjithashtu ai kritikat nuk i kursen as për kryekuvendarin Glauk Konjufcën, për të cilin thotë se po mban “dizginët e karrocës pa kalë” ndërsa drejtimi i parlamentit po bëhet nga Kurti.

Në fund, ai e quan Kurtin si “autokrat” që beson se mund të manipulojë popullin e të përjashtojë këdo që mendon ndryshe.

Postimi i plotë i tij:

Defender 23

Deficiti serioz në demokraci prodhon autokraci, ndërsa, autokrati që beson se mund të manipuloj popullin e të përjashtoj këdo që mendon ndryshe, përfundon i rrethuar me servilë.

Kosova ka nevojë serioze dhe urgjente për konsolidim të seriozitetit të praktikës demokratike. Parlamenti në vend se të jetë vendi që kërkon llogaridhënie, të monitoroj dhe ushqej debatin demokratik, është bërë lodra që me teledirigjues nga jashtë sillet në rreth ndërsa Konjufca mban dizginët e karrocës pa kalë. Në rastin më të mirë, me qëllim, Parlamentin e kanë shëndrruar në agjension turistik për vizita të deputetëve që as idenë nuk e kanë se çka është agjenda e vizitës dhe ku koordinohet ajo. Me rëndësi është një foto apo një selfie para pallateve dhe ndërtesave të bukura, pastërtisë së qyteteve perëndimore, pikturave e skulpturave të zgjedhura me kujdes. Por kjo përfundon me kaq, kthimi në realitet ndodhë shpejt, nga skaneri i prishur në hyrje të parlamentit që me muaj nuk punon, toaletet kundërmuese në katin e parë, tepisonët e kaltër për gërrdi të vendosur në korridore, tavolinat e karriget e thyera nëpër qoshe, kafiterinë që nuk funksionon e nuk ke se si e pi një kafe si njeri e deri tek fakti që 30 deputetë nuk kanë mikrofon dhe as formë për të kërkuar fjalën. Dorën në zemër administrata është shumë e përgaditur por dembelia e lidershipit, dhe amortizimi i qëllmshëm i zërave në Kuvend, kombinuar me mungesën e vullnetit politik, janë tmerruese.

Me dhjetra raste ka ndodhur që delegacioni mysafir ka sjellë dhuratë simboli nga vendi i tyre, ndërsa ne nuk kemi as edhe një shenjë për ta nderuar mysafirin. Në siklet na është thënë që ka dështu tenderi i prokurimit. Ama mos harroni Konjufca është duke u marrë me “gjëra të mëdha”, drejtimi i parlamentit bëhet nga Kurti, edhe përkthyesit e Kuvendit janë thirrë në takim nga kryeminstri për t’iu treguar se si duhet të bëhet përkthimi logjik i fjalimeve për të mos humbur esenca e fjalimeve – mikromenaxhim autokratik. Se kush flet dhe cfarë përcaktohet për diskutim është e paracaktuar nga Kurti në secilin rast.

Ky mikromenaxhim nuk lë kohë e as hapësirë për proces, debat e as edhe ide të reja. Rezultati i këtij lloji të menaxhimit është i barabartë me zero. Sikur në rastin e sektorit të shëndetësisë, ku kryeministri u bë shefi i komisionit për shëndetësi, shëndetësia sot është edhe me keq, edhe me dobët se dje.

Sa për dialogun dhe veriun, u pa. Pas hekurosjes dhe pranimit të asociacionit dhe gjithëçka përbrenda, tentimi i përdorimit të procesit të zgjedhjeve në veri, që për habi edhe pse çështje kryesore nuk u përmend në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit. Pas dy viteve përfunduam në anën e Vuçiçit dhe në kundërshtim me gjithë botën demokratike. Vuçiçit ju desh Veriu i Kosovës për të amortizuar kundërshtinë e madhe kundër tij në Serbi. Keq apo mirë situata është kjo, në njërën anë bota demokratike, të gjitha shtetet që kanë bërë shumë për Kosovën dhe shtetndërtimin e në anën tjetër Kurti i rrethuar me Mujën, Kusarin, Mihajlin, Rrustemin dhe Bislimin dhe veten e tij. Nuk duhet sjellur qytetarin me mendim kritik por edhe emocional për të përzgjedhur mes shteteve që na kanë qëndruar afër gjatë gjithë kohës, kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe janë garant të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Nëse qëndrimi i tyre nuk është në linjë me qeverinë apo thjeshtë thënë me Kurtin, atëherë ky është rezultati i sorrollatjes me javë të tëra në Amerikë pa asnjë rezultat konkret.

Mos harroni që para disa muajve na u tha që u tërhoqëm nga puna e targave sepse Ambasadori Amerikan kishte më shumë informata. Edhe sot Ambasadori Amerikan ka më shumë informata, përfshirë edhe informata që këto lëvizje taktike në veri kanë qëllim popullist dhe egocentrik për të krijuar klimë për zgjedhjet e ardhshme ku viktima Kurti del më i votuari në historinë e Kosovës. Kurti ka për qëllim shembjen e madhështisë së Rugovës në shtetformimin dhe çlirimin e një pjese të madhe të kombit. Por nuk e ka këtë qëllim që ta ngris Demaçin dhe figurën e tij, por që me Demaçin dhe Qosjen ta vendos pykën në mendjen e njerëzve që në këtë përplasje të del figura historike e Kurtit. Kjo poashtu e shpjegon nevojën për të qenë i rrethuar me njerëz me të kaluar të pistë, që të jenë të varur dhe servil por edhe më e rëndësishme që ndytësia e tyre e bënë dallimin dhe e vë në pah “puritanizmin” e Kurtit. Krejt kjo është e mbështjellur me lule nga Holanda që në vazhdimësi vendosja e luleve dhe pjesëmarrja në ceremoni përkujtimore, kur gjithëçka është emocionale, e skalitë figurën e njeriut historik në memorien kolektive. Do me thënë vizitat te varret, fjalimet për të rënët e të pagjeturit, vizitat e përqafimet e nënë Ferdonijes janë thellësisht egocentrike dhe hipokrite po aq sa është i gërrditshëm fakti që në këto momente shikohet me përqëndrim fokusi i kamerës dhe fotoaparatit. Aty nuk ka dhimbje, empati apo përkujdesje për lartësim të vlerave – këto do të duhej të bëheshin në kurrikulat dhe proceset mësimore, në film, dramë e teatër, por problemi është që aty nuk mund të jetë kryeprotagonisti.

Po e përfundoj duke i thënë Ramabajës që e ka gabim, nuk ka keqvlerësuar Amerika për situatën në veri e as për raportin me Serbinë, në fakt Ambasadori Amerikan e ka nxjerrë me faqe të bardhë. Prezenca e KFOR-it ka shmangur ekzekutimin e planit të Vuçiqit për djegien e ndërtesave të komunave dhe lëndimin e vrasjen e policëve tanë. Gabim jeni ju që kërkoni dhe promovoni figura historike. Në Britani të Madhe por edhe kudo tjetër në shoqëritë demokratike parlamentare, këto figura me këto rezultate nuk do të qëndronin as gjashtë muaj! /InLajmi/

Tags: Albin KurtiHaki AbaziQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Shqipëri, java e kulturës italiane rikthehet me më shumë se 60 evente

Postimi tjetër

Kadri Veseli feston 56-vjetorin e lindjes

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
Kadri Veseli feston 56-vjetorin e lindjes

Kadri Veseli feston 56-vjetorin e lindjes

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu