Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
Wigermark tha se sulmi në veri ishte i pakuptim dhe i paprovokuar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gjithashtu i’u ka uruar ushtarëve të plagosur shërim sa më të shpejtë.
Ai shtoi se NATO-ja është partneri kryesor i sigurisë së EULEX-it së bashku me Policinë e Kosovës.
Sundimi i ligjit u shkel sot në Kosovë, përfundoi shefi i EULEX-it.
Postimi i plotë i tij:
Dënoj sulmin e sotëm të pakuptimtë dhe të paprovokuar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe u uroj ushtarëve të plagosur shërim të shpejtë. NATO-ja është partneri kryesor i sigurisë së EULEX-it t së bashku me Policinë e Kosovës. Ne koordinohemi dhe stërvitemi së bashku. Sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë./InLajmi/