Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të martën me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, me të cilët kanë diskutuar për situatën në veri pas ngjarjeve të së martës, përcjell InLajmi.
Vuçiq është shprehur para ambasadorëve se dhuna në veri është pasojë e veprimeve të njëanshme të Prishtinës ndërsa ka kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj nga komunat dhe tërheqjen e Njësisë Speciale nga veri i Kosovës.
“Me ambasadorët e vendeve të QUINT-t kemi biseduar për ngjarjet aktuale në Kosovë, ndërsa theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës sollën dhunën ndaj komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon. Tërheqja urgjente e kryebashkiakëve të rremë dhe anëtarëve të të ashtuquajturve i forcave speciale të policisë së Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”, është shprehur Aleksandër Vuçiq.
Ndryshe, Vuçiq u takua me ambasadorët e Quintit (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia) dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në kurorën e Andriqit. /InLajmi/

View this post on Instagram