Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një video-mesazhi, ka bërë të ditur se për shkak situatës në veri të Kosovës ka anuluar udhëtimin e tij në Bratislavë, ndërsa ka shtuar se do të qëndroj krah popullit dhe ushtrisë e cila tani është në gjendje gatishmërie në kufi me Kosovën, transmeton InLajmi.
“Dje ishte një ditë jashtëzakonisht e vështirë për mbarë popullin serb, por ai beson se do të kemi sukses në luftën tonë për lirinë, mbijetesë dhe siguri të njerëzve tanë në Republikës së Kosovës”, tha Vuqiq në një paraqitje me video.
Tutje është shprehur presidenti Vuçiq se tërheqja e policisë së Kosovës nga veriu është kushti i ynë e të cilin besoj se mund ta bëjnë vendet e fuqishme.
“Kemi një kërkesë të vogël e që nuk besoj se ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe vendet më të fuqishme perëndimore se nuk mund ta realizojnë, e ai kusht është tërheqja e forcave speciale të policisë së Prishtinës nga veriu i Kosovës dhe largimi i kryetarëve të rrejshëm të” , tha Vuçiq.
Ai thekson se Serbia do të vazhdojmë të avokojmë për paqen dhe se këtë paqe do ta ruajmë në marrëdhëniet tona me KFOR-in dhe të tjerër.
“Kam anuluar udhëtimin tim në Bratislavë dhe qëndrimin tim dyditor në kryeqytetin e Sllovakisë, është më e rëndësishme të jem me njerëzit tanë dhe sot do të vizitoj ushtarët tanë që janë të pozicionuar në pikat më të rëndësishme. Besoj se drejtësia e vërteta për Serbinë do të fitojë gjithsesi”, ka përfunduar Vuçiq.
View this post on Instagram