Kryetari i Zubin Potokut ka deklaruar se nuk ndodhet në objektin e komunës momentalisht.Zeqiri ka thënë se gjendja në këtë komunë nuk është aq e tensionuar sa ditën e djeshme.
“Jo, momentalisht nuk jam në objektin e komunës. Gjendja nuk është aq e tensionuar sa dje mirëpo nuk jam në objekt të komunës”, deklaroi Zeqiri
Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin PotokutNë objektin e komunës nuk ndodhet as kryetari i zgjedhur i Zveçanit, Ilir Peci.
Peci tha se punët janë duke i kryer në Zyrën për Komunitete në fshatin Kelmend.“Jo nuk jam në objektin e komunës, sot i kemi vazhduar punët në zyrën për komunitete e cila është në fshatin Kelmend, sot kemi punu aty”, tha shkurt Peci
Gjendja në veri të vendit tash e disa ditë vazhdon të jetë e tensionuar.Pas vendosjes së kryetarëve në objektet e komunave, grupe të armatosura serbëve kanë dalë në protestë duke penguar hyrjen e tyre në objekte.
Ditën e djeshme në Veri të vendit mbetën të plagosur 30 ushtarë të KFOR.“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së djeshme në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. 3 ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, tha KFOR në komunikatën për media raporton Gazeta Blic.
Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell ka kërkuar nga Kosova që të tërheq policinë nga ndërtesat komunale në veri.Ai ka thënë se aktet e dhunës ndaj qytetarëve, mediave e forcave të rendit dhe KFOR-it janë të papranueshme.
.“Dua të them se BE-ja e dënon fuqishëm dhunën në veri të Kosovës, që e kemi parë ditëve të fundit. Aktet e dhunës ndaj qytetarëve, mediave, forcave të rendit dhe KFOR-it janë të papranueshme”, tha Borrell