Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të dhunës në veri, përcjell InLajmi.
Ai ka dënuar dhunën e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it.
Kovaçevski ka theksuar se dhuna nuk nuk është kurrë një opsion i mirë ndërsa ka kërkuar që të ndërmerren masa për kthimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
Sipas tij, ky stabilitet mund të arrihet vetëm përmes dialogut të hapur.
“Dhuna nuk është kurrë një opsion i mirë dhe është për t’u dënuar, veçanërisht pasi ushtarët e KFOR-it janë jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj misionit të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Kovaçevski. /InLajmi/
https://twitter.com/DKovachevski/status/1663301475454312448?s=20&fbclid=IwAR2ANb-vVDXGSbrR-4SJKtrFxzeUkSFSTeqQuVRvwAClc8Pl_YV8xOr8QiQ