Lideri i PDK-së Memli Krasniqi ka kujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj në 24 vjetorin e rënies së tyre, shkruan InLajmi.
Krasniqi deklaroi se rruga e lirisë dhe atdhedashurisë, për Rasimin dhe Ragipin ishte e vetmja rrugë të cilën ata ishin përcaktuar për ta ndjekur deri në fund.
Postimi i plotë i tij:
Në 24 vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim të thellë heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, për kontributin e tyre të çmuar si luftëtarë të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rruga e lirisë dhe atdhedashurisë, për Rasimin dhe Ragipin ishte e vetmja rrugë të cilën ata ishin përcaktuar për ta ndjekur deri në fund, gjatë një jete me aktivitet e veprimtari çlirimtare.
Lavdi e përjetshme për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj! /InLajmi/