Për një orë e 30 minuta, Kuçova u pushtua nga reshjet e shiut dhe të breshërit.
“Pothuajse çdo gjë është e shkatërruar, nuk ka mbetur asgjë në shtëpi“, shprehet një banore.
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me intensitet të lartë dhe të breshëritë ka krijuar një situata të pazakontë në lagjen ‘1 maji’ në qytetin e Kuçovës.
Mbi 50 banesa u pushtuan nga shiu dhe breshëri. Banorët e zonës dhe thonë se ky shi i rrëmbyeshëm u shkatërroi shtëpitë.
“Breshëri ka arritur mbi një metër, shikoni si e ka bërë shtëpinë. Ka prishur çdo gjë televizor, divani , asgjë nuk bën më nga këto“, shprehet një banor.
Fajin për këtë nuk e ka natyra, por bllokimi i koletorëve, ku sipas banorëve për vite të tërë nuk janë pastruar.
“I kam thënë kryetarit të bashkisë shiko kolektorët se do të na përmbysin dhe ja shiko ku jemi sot një katastrofë”, shprehet një banore, shkruan Top Channel.
Edhe pse breshëri ka pushuar së rëni, banorët vazhdojnë të pastrojnë oborret e tyre nga grimcat e akullit, që u shkatërroi çdo gjë.