Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka mirëpritur vendimin e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të dislokuar 700 trupa shtesë në Kosovë, përcjell InLajmi.
Borrell tha se do të vazhdojnë bashkërendimin dhe bashkëpunimin me KFOR-in duke e përfshirë edhe misionin tonë të EULEX-it.
Ai gjithashtu shtoi se qetësia duhet të rivendoset menjëherë.
Postimi i plotë i tij:
E mirëpres vendimin e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të dislokuar 700 trupa shtesë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë me KFOR-in, duke përfshirë edhe misionin tonë të EULEX-it”, qetësia duhet të rivendoset menjëherë./InLajmi/