Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinës, i ka bërë kërkesë Albin Kurtit dhe miqve të tij që i ka pasur në Lëvizjen Vetëvendosje që çështjen e Veriut ta mendojnë më racionalist.
”Po i bëjë thirrje Albinit, por edhe ata miqë që i kam pas në Vetëvendosje, me mëndu pak më mirë këtë dhe më racionalisht”, ka thënë Ahmeti në Pressing të T7.
Më tutje, ai ka thërë që VV-ja duhet të ketë më shumë konsideratë për jetën e njeriut.
“Pak përgjegjësi për jetën. Sepse e pash sot Stresi, jam i gatshëm me shku veri. S’po du me bë hajgare me të, por të themi nëse bëhët luftë na shumica jemi gati, por pse luftë. A i ka marrë malli njerëzit për luftë”, pyeti Ahmeti.
Ahmeti po ashtu ka përmendur disa arsyeje që mund ta kenë shtyrë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë veprime të tilla në Veri, një prej tyre sipas Ahmetit është që ndoshta nuk duan ta implementojnë Asociacionin.
”Ndoshta Qeveria po mendon që me Vuçiqin nuk ka dialog dhe po dëshiron me i tregu botës çfarë bëjnë këta”, ka thënë Ahmeti, shkruan Gazeta Express.
Sipas tij, një pjesë e madhe i publikut është duke i kritikuar këto deklarata, por ai shton se “duhet pasur guxim të thuhet kjo për situatën tejet të rrezikshme”.