Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar për situatën në Veri të Kosovës, përcjell InLajmi
Vela ka përmendur se gjatë të hënës ka pasur sulme ndaj NATO’s e KFOR’it prej grupeve kriminale në Veri.
Sipas Velës, duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar situatën.
Postimi i plotë i tij:
Sulmet ndaj NATO’s dhe KFOR’it dhe gazetarëve janë kriminelë dhe të papranueshëm. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet /InLajmi/