Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq deklaroi se vendosja e njësive do të përfundojë deri në orën 14:00, në përputhje me urdhrin e presidentit të Serbisë nga e premtja që ushtria të jetë në gjendje të gatishmërisë së lartë, transmeton InLajmi.
Shpresojmë që të gjendet zgjidhje politike, ndryshe njësitet ushtarake do të jenë në gjendje gatishmërie për të zbatuar çdo urdhër.
Vuçeviq u shpreh se KFOR-i po mbron Policinë e Kosovës dhe “uzurpuesit e demokracisë, kryetarët e vetëshpallur komunal nga qytetarët”.
“Kordoni i KFOR-it më duket si një kordon që mbron dhe fuqizon Policinë e Kosovës kundrejt qytetarëve duar bosh… Sot ambasadori amerikan në Prishtinë ftoi të vetëshpallurit kryetarë të komunave, të zgjedhur në zgjedhjet e kontejnerëve, nga të cilët 2 nga partia e Thaçit iu përgjigjën ftesës, kurse 2 kryetarët nga partia e Kurtit nuk i shkuan në takim”, theksoi Vuçeviq, shkruan N1info.rs.
Tutje tha ai se i takon politikës dhe diplomacisë për të gjetur një zgjidhje politike.
Vuçeviq ka deklaruar se shefi i Shtabit të Përgjithshëm është në komunikim me komandantin e KFOR-it, nga i cili ka marrë zotim se KFOR-i do të sigurojë paqen dhe nuk do të lejojë konflikt mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë përplaset me jetën serbe.
I pyetur se çfarë mund të bëjë ushtria, Vuçeviq tha se ajo nuk është e thirrur për dialog por roli i saj është të mbrojë territorin dhe hapësirën ajrore të vendit.
“Ne nuk vlerësojmë se çfarë mund të bënte ushtria në ndonjë proces imagjinar, por jemi të vendosur që të mbrojmë sovranitetin e shtetit tonë. Presim që e gjithë kjo situatë të ë zgjidhet politikisht”, tha ministri i mbrojtjes. /InLajmi/